Shoqata “Handikos” në Skenderaj pranon donacion 33 karroca elektrike

SkënderajPostuar: 16:27 / 03.07.2023

Njoftimi i plotë:

Ditë e lumtur për personat me aftësi të kufizuara të Shoqatës “Handikos” në Skenderaj, pasi pranuan karroca elektrike, nga një donacion prej 33 të tillave të cilat u mundësuan fal zemërgjerësisë së njerëzve vullnetmirë, si Samet, Bujar, Berat e Fejzullah Mustafaj, Rrustem Rukolli, Enver Shabani, Mendor Spahiu si njëri nga organizatorët e këtij humaniteti, dhe Shoqata e Invalidëve të UÇK-së në Skenderaj.