Shpërndahen 40 freza për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes, i cili, duke i përgëzuar bujqit përfitues, ka siguruar se edhe vitin e ardhshëm Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë dhe bujqit punëtorë.
Me këto freza, arrin në 763 numri i bujqve dhe fermerëve që përfitojnë pajisje të ndryshme bujqësore vetëm në vitin 2023.
“Një nga fushat më me prioritet i Qeverisjes sonë mbetet bujqësia, andaj ky fundvit po përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u ndarë secilit prej 40 bujqve punëtorë, freza, për ta bërë më të lehtë punën e tyre të përditshme bujqësore, dhe me këtë po përfundojmë suksesshëm këtë vit, me një numër të paarritshëm deri më tani prej 763 përfituesve të pajisjeve të ndryshme bujqësore.” – ka shkruar kryetari Nura.