Shpërndahen subvencionet për fermerët përfitues nga Komuna e Skenderajt

SkënderajPostuar: 13:12 / 18.08.2023

Me këtë rast janë shpërndarë 83 motokultivatorë, pula për 120 përfitues (40 pula secili përfitues) dhe 71 serra, në kuadër të programit për zhvillim të bujqësisë nga Komuna e Skenderajt.

Drejtori Maliqi, duke i përgëzuar bujqit përfitues, si dhe organizatën në fjalë për mbështetje të vazhdueshme për qytetarët tanë, ka thënë se duke qenë se bujqësia mbetet prioritet, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizata partnere, do të vazhdojë edhe në të ardhmen t'i përkrahë bujqit dhe fermerët e komunës, përmes granteve dhe subvencioneve.