Vendosen kamera në pjesë të ndryshme të qytetit të Skenderajt
SkënderajPostuar: 18:11 / 24.08.2023
Postimi i plotë nga Komuna e Skenderajt:
Edhe një punë tjetër e mirë u bë sot me vendosjen e një numri të caktuar të kamerave prej rreth 45, në pjesë të ndryshme të qytetit, duke mbuluar kështu hapësirën e gjerë publike, çka do të ndihmojë në rritjen e sigurisë publike dhe ruajtjen e pasurisë së përgjithshme publike.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala, kanë mbikëqyrë sot nga afër procesin e instalimit të pajisjeve të monitorimit, ndërsa kanë vizituar edhe dhomën prej nga ku vëzhgohen hapësirat publike.
Vendosja e kamerave në hapësirën publike ka qenë premtim i kryetarit Nura, i cili tashmë konsiderohet i përmbushur.