Vihet gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Skenderaj

SkënderajPostuar: 17:06 / 30.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Nura:

Stacioni i munguar i autobusëve!

Një punim kompjuterik 3D i stacionit të munguar të autobusëve në qytetin tonë, pamje kjo se si do të duket pasi të përfundojë projekti, zbatimi i të cilit nisi sot, me vënien gurthemelit dhe kënaqësinë e përmbushjes së premtimit për një stacion bashkëkohor të autobusëve, si një adresë e përbashkët e transportit publik me kushte moderne edhe për udhëtarë.  

Projekti i Stacionit të Autobusëve po realizohet afër Parkut “Idriz Rrecaj” në qytetin e Skenderajt.