Notuesit e KN "Besa", të parët në "Kupa e Bifurkacionit"
Sot në qytetin e Ferizajit, organizuar nga Klubi i Notit Kastrioti nga Ferizaj, në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës dhe Komunën e Ferizajt, për herë të parë janë mbajtur garat e notit Kupa e Bifurkacionit, ku Klubi i Notit Besa nga Banja, për meshkuj, bindshëm kanë dalë të parët dhe kanë fituar Kupën e Bifurkacionit.
Njoftimi për këtë garë është bërë publik edhe nga Komuna e Ferizajt, ndërsa rezultatin si fitues të kësaj gare, për meshkuj, nga ana e KN Besa, e ka konfirmuar për Zyrën për Informim, trajneri i klubit, Adrian Telaku.
Sipas ueb faqes zyrtare të Komunës së Ferizajit, në këtë garë, e cila organizohet për herë të parë, dhe që synon të jetë tradicionale, kanë marrë pjesë rreth njëqind notar nga të gjitha klubet e notit në Kosovë, ndërsa sipas trajnerit Telaku, garat sapo kanë përfunduar dhe ekipi Besa, për meshkuj, e ka fituar këtë kupë./InfoKomuna/