425 mijë euro për palestrën sportive në Samadrexhë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një palestre sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ky memorandum është nënshkruar me Komunën e Vushtrrisë, ndërsa ministria do të investojë 425 mijë euro.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha se këto investime në palestrat sportive, bëhen në vazhdën e investimeve të shumta që po bëhen nëpër Kosovë, më qëllim të krijimit të kushteve ma të volitshme për sportistët e vendit, sidomos tani kur sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunim e vazhdueshëm, dhe u shpreh se ky projekt kapital ka një rëndësi të veçantë për Vushtrrinë, për banorët e Samadrexhës dhe sidomos për sportistët që do ta shfrytëzojnë këtë palestër sportive./InfoKomuna/