Deçan: Kryetari Selmanaj pret në takim hendbollistet kampione të ligës së parë
Kryetari i komunës Rasim Selmanaj, ka pritur sot në takim Klubin Hendbollit të femrave nga Deçani, trajnerin Avdullah Çekaj dhe veteranin e sportit Muhamet Alaj.
Më këtë rast Muahmet Alaj , bëri të ditur se Klubi i Hendbollit të femrave të Deçanit po ecën drejt sukseseve dhe traditës që ka hendbolli deçanas që nga viti 1966.
Aktualisht jemi kampioni ligës së parë të Kosovës në Hendboll për femra , dhe pretëndimet tona janë që në sezonin e ardhshëm të hymë në super ligë.
Alaj tha se ekipin është jashtëzakonisht i përgatitur për të ec tutje andaj kërkojmë që të na mbështetni për të nisë stërvitjet në sezonin vjeshtor duke besuar se do të sjellim rezultatet të reja.
Ndërsa kryetari i komunës, Rasim Selmanaj, duke i uruar Klubin e Hendbollit të femrave në Deçan, për suksesin e arritur ju premtoi se do ti mbështes për sezonin vjeshtorë në përgatitjet për kampionat i cili do të filloi në javën e dytë të muajit shtator./InfoKomuna/