Diskutojnë për themelimin e shkollës së volejbollit në Skenderaj
SkënderajPostuar: 09:44 / 20.04.2018
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë takimit me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, dhe përfaqësuesit e klubit të volejbollit në Skenderaj, kanë diskutuar për mundësitë e ofrimit të kushteve dhe përkrahjes për Klubet dhe sportistët e Volejbollit në Skenderaj, si dhe thellimi i bashkëpunimit me Federatën e Volejbollit.
Po ashtu me theks të veçantë u diskutua për themelimin e Shkollës së Volejbollit ndërmjet Federatës së Volejbollit dhe Komunës së Skenderajt.
Kryetari Jashari, theksoi se klubet dhe sportistët në Komunën e Skenderajt do ta kenë mbështetjen e plotë në ofrimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e Sportit. /InfoKomuna/