Ferizaj: Svarqa priti futbollistët dhe stafin e KF Ferizaj
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot stafin dhe futbollistët e KF Ferizaj, për ti inkurajuar drejt synimeve dhe rezultateve të reja në sezonin pranveror.
Pritja u bë në prag të fillimit të stërvitjeve që futbollistët e KF Ferizaj do ti zhvillojnë gjatë ditëve të ardhshme në Durrës, për tu përgatitur sa më mirë për sezonin vijues të garave në superligën e Kosovës.
Me këtë rast kryetari i Komunës u tha futbollistëve se do ta kenë mbështetjen e pushtetit lokal me të gjitha mundësitë që janë në dispozicion, për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe stërvitje. Ai gjithashtu kërkoi nga kryesia, shtabi i klubit dhe futbollistët, angazhim dhe seriozitet, në kohën kur vendit tonë i janë hapur mundësitë garuese edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa konkurrenca, nuk është më vetëm e brendshme.
Kryetari i kryesisë së KF Ferizaj Ekrem Mustafa, u zotua për punë me përgjegjësi dhe përpjekje maksimale të të gjithë anëtarëve të klubit, për rezultate sa më të mira në vijim. /InfoKomuna/
![](https://infokomuna.com/repository/images/main/24_01_2017_948040_kf_ferizaji_2.jpg)