Fillon ndërtimi i disa fushave sportive në Komunën e Lipjanit
Në komunën e Lipjanit, ka filluar projekti i ndërtimit të 13-të fushave të hapura sportive, njofton InfoKomuna.
Shumë fshatra të Lipjanit së shpejti me fusha te hapura sportive gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e fushës sportive në fshatin Babush të Muhaxherëve. Fusha të njejta kanë filluar dhe do të fillojnë të ndërtohen edhe në disa fshatra të tjera: Lluga, Banullë, Smallushë, Topliqan, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Krojmir, Poturovc, Torinë, Qylagë, Blinajë, Baicë dhe Janjevë.
Një ndër prioritetet e veçanta të Kryetarit Imri Ahmeti ishte edhe ndërtimi i hapësirave rekreative sportive në qytetin e Lipjanit dhe vendabinemt e ndryshme të komunës, hapësira këto ku të rinjtë lipjanas kanë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre.
Në hapësira të tilla rekreativo sportive është investuar edhe në tre vitet e kaluar, duke u ndërtuar mbi 10-të fusha të hapura dhe objekte të tjera sportive.
/InfoKomuna/