KFOR-i Italian RC-W dhuron donacion për referët sportiv të Komunës së Pejës
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka kanë pranuar donacion nga KFOR-i italian RC-W, sektori i Civitavecchia për referët sportiv të Komunës së Pejës.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e jemi mbledhur sot këtu për të bërë një falënderim për Komandantin e RC-W, Kolonel Gabriele Vacca dhe për të gjithë ata, që e duan sportin dhe drejtësinë, që bëhet në fushën e blertë.
Koloneli Mazzotta i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj për pjesëmarrje në ngjarjen e ditës së sotme, po ashtu e falënderoj Drejtoreshën Syka për promovimin e këtij donacioni, si dhe Kolonelin Vacca, i cili ka rënë dakord për këtë aktivitet, si shenjë ndërgjegjësimi, që sporti na bashkon të gjithëve.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka dhe Koloneli Vacca kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për masovizimin e sportit, jo vetëm në fushën e blertë, por në të gjitha fushat e jetës.
Koloneli Vacca i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e është shumë krenar, që e përfaqëson në këtë rast Italinë, sepse donacioni në fjalë paraqet një gjest solidariteti, që dëshmon afërsinë e vendit tim me popullin e Kosovës. Sot, ne festojmë një akt bujarie dhe përkushtimi, që vjen drejtpërdrejt nga shoqata e referëve të qytetit Civitavecchia. Donacioni është një kontribut i prekshëm, që synon të mbështesë angazhimin tuaj në fushën sportive dhe të jetë një frymëzim për të kultivuar një kulturë të përbashkët dhe mbështetje reciproke. Këto nuk janë vetëm veshje, por simbole të lojës së ndershme, disiplinës dhe përkushtimit.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ndau mirënjohje për z.Vacca dhe z.Mazzotta për të gjithë angazhimin, që e kanë dhënë në zhvillimin e sportit në Pejë.