Klina shpalli sportistët më të mirë të vitit 2016

KlinëPostuar: 16:53 / 04.01.2017

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Klinë, sot është mbajtur manifestimi i zgjidhjes së sportistit të vitit në Komunën e Klinës për vitin 2016.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka uruar gjithë sportistët për rezultatet e arritura në sporte të ndryshme. “ Kemi krijuar një infrastrukturë të mirë sportive. Është rregulluar stadiumi i qytetit, Qendra Sportive “ Adem Jashari” ndërsa sivjet planifikojmë edhe ndërtimin e një fushe ndihmëse për femra dhe Qendrën Rinore”, ka thënë Bashota, sipas të cilit komuna ma mundësitë e veta buxhetore ka mbështetur sportin. “E ardhmja e të rinjve është shkolla dhe sporti. Synimi ynë sivjet është që KF Dukagjini i Klinës të rikthehet në Super Ligën e Kosovës dhe për ketë do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës”, pohoi kryetari Bashota. Ai vitin 2017 e quajti vit të sportit dhe premtoi stimulim edhe me të madh të rinjve që janë të angazhuar në klube të ndryshme në ketë komunë dhe që garojnë në ligat e Kosovës. Sportist i vitit u shpall futbollisti i KF Dukagjini Emanuel Zallaj.


Në mesin e sportisteve me të mirë janë edhe futbollistja Xhenifer Pjetri, Laura Prënaj- volejboll, Pirro Quni-boks, Arbnor Mustafa- gjimnastikë, Liridon Morina – ping pong, Kushtrim Bojaj-volejboll, Skender Maxharraj-shah, Visar Haxhijaj – futboll dhe Arion Tanushi- hendboll. Trejneri me i mirë i vitit u shpall Severin Elazaj i KF Dukagjini ndërsa si sportiste me të mira shpresat u shpallën Leurant Mermollaku, Klejdi Haliti, Ylberina Berisha dhe Ela Kadriu.

Pedagogu me i mirë sportiv u shpall Rexhep Veseli ndërsa mirënjohje për kontribut në sport ju nda edhe udhëheqësit të sportit Xhafer Ademi dhe gjyqtarit Nazmi Raci. Vitin e kaluar në komunën e Klinës janë themeluar ekipi i futbollit të femrave pastaj volejboll dhe klubi i hendbollit për meshkuj.

/InfoKomuna/