Klina shpalli sportistët më të mirë të vitit 2016
Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Klinë, sot është mbajtur manifestimi i zgjidhjes së sportistit të vitit në Komunën e Klinës për vitin 2016.
Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka uruar gjithë sportistët për rezultatet e arritura në sporte të ndryshme. Kemi krijuar një infrastrukturë të mirë sportive. Është rregulluar stadiumi i qytetit, Qendra Sportive Adem Jashari ndërsa sivjet planifikojmë edhe ndërtimin e një fushe ndihmëse për femra dhe Qendrën Rinore, ka thënë Bashota, sipas të cilit komuna ma mundësitë e veta buxhetore ka mbështetur sportin. E ardhmja e të rinjve është shkolla dhe sporti. Synimi ynë sivjet është që KF Dukagjini i Klinës të rikthehet në Super Ligën e Kosovës dhe për ketë do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës, pohoi kryetari Bashota. Ai vitin 2017 e quajti vit të sportit dhe premtoi stimulim edhe me të madh të rinjve që janë të angazhuar në klube të ndryshme në ketë komunë dhe që garojnë në ligat e Kosovës. Sportist i vitit u shpall futbollisti i KF Dukagjini Emanuel Zallaj.
Në mesin e sportisteve me të mirë janë edhe futbollistja Xhenifer Pjetri, Laura Prënaj- volejboll, Pirro Quni-boks, Arbnor Mustafa- gjimnastikë, Liridon Morina ping pong, Kushtrim Bojaj-volejboll, Skender Maxharraj-shah, Visar Haxhijaj futboll dhe Arion Tanushi- hendboll. Trejneri me i mirë i vitit u shpall Severin Elazaj i KF Dukagjini ndërsa si sportiste me të mira shpresat u shpallën Leurant Mermollaku, Klejdi Haliti, Ylberina Berisha dhe Ela Kadriu.
Pedagogu me i mirë sportiv u shpall Rexhep Veseli ndërsa mirënjohje për kontribut në sport ju nda edhe udhëheqësit të sportit Xhafer Ademi dhe gjyqtarit Nazmi Raci. Vitin e kaluar në komunën e Klinës janë themeluar ekipi i futbollit të femrave pastaj volejboll dhe klubi i hendbollit për meshkuj.
/InfoKomuna/