Komuna e bënë klubin olimpik të atletikës "Rogana" me shirit të atletikës
Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë pas kërkesës së klubit të atletikës Rogana për intervenimin në rregullimin e shiritit për vrapim ka vizituar punimet në këtë terren ai tha Kjo është një mbështetje shumë e vogël nga komuna duke pas parasysh sukseset e këtij klubi.
Tanimë sportistët e klubit me pjesëmarrjen e tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë kaluar nivelet lokale të mbështetjes. Ne gjithëmonë do t`ju mbështesim dhe do të bëjmë përpjekje që të gjejmë mundësi në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorë të tjerë për krijimin e kushteve më të mira terreneve sportive për ju.
Klubi atletik Rogana është kampion I Europës për shtete të vogla dhe nënkampion ballkanik dhe pjësëmarrës nga ky klub i atletikës në olimpiadën e Brazilit kanë qenë dy atletë dhe në shumë gara tjera ndërkombëtare marrin pjesë këta sportist të dalluar./Infokomuna/