Komuna e Gjilanit rrit mbështetjen financiare për sportin

GjilanPostuar: 11:31 / 28.04.2024

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar disa nga klubet sportive të qytetit ku dhe ka biseduar lidhur me suksese, sfidat dhe nevojat.

"Përkrahja jonë dhënë sportit është fokusi kryesor, i cili forcon edhe më shumë pritshmëritë e së ardhmes. Nga afër kemi parë rezultatet, sfidat dhe nevojat e klubeve të qytetit", tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se filluan me hendbollistët, më pas boksierët, basketbollistët, futbollin e veteranëve e në fund kampionet tona, volejbollistet dhe basketbollistet.

"Përtej mbështetjes së garantuar financiare nga komuna që çdo vit po rritet, ju bëjmë thirrje bizneseve, që përmes ligjit për sponsorizim të mbështesin sportin, artin dhe kulturën", tha kryetari Hyseni.