Komuna e Obiliqit pret 2-3 milionë euro nga UEFA-ja
Kuvendi i Obiliqit ka mbajtur një seancë urgjente. Ndërkaq kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, është shprehur duke thënë se pret nga UEFA-ja investime prej 2-3 milionë eurosh për futbollin e kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.
Ditën e hënë në orën 10:00 e kemi nënshkruar memorandumin (në MKRS) për ndërtimin e Shtëpisë së kulturës që do të fillojë të ndërtohet sivjet dhe pritet të përfundojë në 2017.
Në takim sa ishim në ministri erdhi sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu dhe ai na tregoi ne afatin se deri kur mundemi me aplikue në UEFA për investime dhe nëse nuk e zëmë këtë hap kërkesat nuk do të merren parasysh, ka treguar Xhafer Gashi. Ne shkuam në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe u takuam me zv.ministrin, Bajram Gecaj dhe Zyra ligjore na njoftoi për procedurat e seancës.
Unë besoj se duhet me u mburr nëse do të ketë investime 2-3 milionë euro nga UEFA-ja. Ndoshta ka që nuk gëzohen!. Kemi biseduar me kryesuesin e Kuvendit dhe sekretaria ua ka dërguar njoftimet dhe i kanë thirrur me telefon. Më vjen keq që hoxhën (Islam Mjekiqi v.j.) nuk e kanë thirrur.
Në seancë kishin qenë 13 këshilltarë nga 21 sa ka gjithsej dhe 12 kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa 1 ka abstenuar.