Kryetari Asllanaj takon klubin e atletikës "Theranda"

SuharekëPostuar: 14:16 / 28.04.2017

Përfaqsues dhe anëtarë të Klubit Atletikë Theranda, sot janë pritur nga kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, të cilët e kanë njoftuar kryetarin për sukseset e arritura në garat ku kanë qenë pjesmarrës.

Ata kanë shkëlqyer edhe në garat mbarkombëtare që janë organizuar në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Në mitingun e hapur internacional ne Shkup, kanë fituar dy medale të argjenda ne disciplinat: hedhja e gjylës dhe hedhja e diskut, kurse në Kampionatin shqiptar të atletikës për grupmoshat U-18 i mbajtur në Elbasan Arena, gjithashtu kanë fituar dy medale të argjenda.

Për kryetarin Asllanaj ata kanë sjellur edhe një medale të fituar nga këto gara si dhe kanë shprehë falenderim për përkrahje dhe mbeshtetje që i ka bërë Komuna.

/InfoKomuna/