Kryetari Ilazi takon nxënësit e shkollave fitues në garat regjinale në futsall
Kryetari i Komunës së Kaçanikut takoi nxënësit e shkollave fituese të Komunës së Kaçanikut në garat regjionale në futsall dhe basketboll.
Me këtë rast, Kryetari Ilazi i uroi të rinëjt për suksese të reja dhe falenderoi profesorët për kontributin e tyre duke shtuar se tashmë sporti kosovar ka një perspektivë të madhe. Ju dëshiroj së pari shëndet e pastaj suksese në aktivitetet e tjera sportive.
Falenderoj gjithashtu profesorët për angazhimin e tyre të madh deri në arritjen e këtyre rezultateve. Ju inkurajoj për punë e angazhime, sepse tashmë sporti kosovar ka një perspektivë të madhe me pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA tha mes tjerash Kryetari Ilazi.
Të rinjët i uroi për suksese të reja në garat republikane edhe Drejtori për Arsim e Kulturë Enver Kamishi.
Nga ana tjetër Arben Thaçi- kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Kaçanik, falenderoi Kryetarin Ilazi për pritjen e bërë, ndërsa shtoi se ky takim do të jetë një motivim shtesë për angazhimet e ardhshme.
Profesori Thaçi gjithashtu falenderoi Komunën e Kaçanikut për mbështetjen e dhënë, ndërsa uroi që këtë mbështetje ta kthejnë në suksese të reja. Takimin e përshëndeti edhe profesori Hashim Krasniqi.
Ndërkohë, sipas Këshilltarit për rini e sport në Komunën e Kaçanikut Fatos Vishi, fitues në gara regjionale është Shkolla Fillore Ali Asllani femrat në futsall, Shkolla Fillore Qamil Ilazi meshkuj në futsall, kurse Gjimnazi Skënderbeu meshkuj në basketboll, ndërsa të gjitha këto ekipe fituese do të marrin pjesë në garat republikane gjatë këtij muaji.
Sipas këshilltarit Vishi këto gara shkollore sportive janë organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Kaçanik.
Sportistët e rinjë falenderuan Kryetarin Ilazi për pritjen, ndërsa shtuan se ky takim do të jetë motivues për sukseset e reja në garat republikane./InfoKomuna/