Kryetari Ramosaj priti në takim drejtorin e Federatës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi ka njoftuar se sot ka pritur në takim drejtorin e Federatës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, si dhe bashkatdhetarin tonë, Berat Memaj i cili jeton dhe punon në Zvicër.
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Sot, prita në takim drejtorin e Federatës së Golfit të Kosovës, z. Lavdim Zylfiu, si dhe bashkatdhetarin tonë, z. Berat Memaj i cili jeton dhe punon në Zvicër.
Me ta diskutuam mundësinë e krijimit të kushteve më të përshtatshme të zhvillimit të sportit të golfit në Komunën e Deçanit.
Ashtu siç edhe jemi prononcuar, jemi të hapur për çfarëdo mundësije të bashkëpunimit për një qytet me prespektivë dhe standard të duhur, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që ky qytet i posedon.
Falënderues për vizitën!
BR