Kryetari Shehu ndanë mirënjohje për trajnerët dhe nxënësit për arritjet e tyre në fushën e sportit
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka ndarë mirënjohje për trajnerët dhe nxënësit për arritjet e tyre në fushën e sportit.
Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, ka ndarë mirënjohje për kontributin e trajnerëve, nxënësve për arritjet e tyre në fushën e sportit si fushat e shahut, atletikës, futbollit.
Gjithashtu, kryetari ndau edhe një mirënjohje në fushën e leximit.
Ndër personalitet të nderuar janë prof. Zenel Kadrija për suksesin e arritur si trajner në garat e shahut, prof. Kadri Shala për suksesin e arritur si trajner në garat e Atletikës, prof. Arsim Krasniqi për suksesin e arritur si trajner i Futbollit.
Dion Gaxherri, Dior Tofaj, Alketa Tofaj, Florian Qestaj, Lorik Salihaj, Rinesa Gacaferi për suksesin e tyre në garat republikane të sportit shkollor në shah 2022/2023, si dhe Ahmet Shehu dhe Albian Kuçi për triumfin e tyre në disiplinat atletike 100m dhe hedhja e gjyles. Kryetari Shehu gjithashtu nderoi Ernis Qestajn për përfaqësimin të Kosovës në futboll në grupmoshat U-19 dhe Art Jasiqin, lexuesin më të mirë të vitit 2023 në bibliotekën "Dinë Mehmeti".