Kryetari Suma njofton zyrën e BE-së për realizimin e projektit të Sallës sportive
Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Xhelal Ibrahimi, Menxher i projekteve në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Sami Isufi, Menaxher i projekteve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryetari Suma me mysafirët bisedoi lidhur me zhvillimet e fundit të realizimit të projektit të Sallës së sporteve, financuese e së cilës është zyra e BE-së në Kosovë.
Kryetari Suma nga mysafirët është njoftuar se projekti është në fazën përfundimtare dhe se kompania e cila i ka realizuar punimet është duke i bërë përmirësimet e fundit të cilat janë identifikuar gjatë monitorimit të punimeve.
Objekti tashmë në tërësi funksional dhe punimet e planifikuara kanë të bëjnë me disa detaje të çështjes së qasjes në objekt dhe rregullimit të hapësirës të cilat priten të realizohen deri në fund të muajit Mars u tha nga Ibrahimi dhe Isufi.
/InfoKomuna/