Llapi me rikthim mposht Trepçën ’89

Postuar: 16:50 / 04.03.2020

Klubi Futbollistik Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Trepçës ’89 në Mitrovicë.

Fillimisht Llapi u gjend në disavantazh në minutën e 43’, pasi nga penaltia Arb Manaj i dhuroi epërsinë vendasve.

Me rezultat 1-0 në favor të Trepçës ‘89 përfundoi pjesa e parë në Riza Lushta të Mitrovicës.

Dy gola krejt në fund të ndeshjes ishin vendimtar që Llapi të kthehet në shtëpi me tri pikë të plota.

Në minutën e 82’, Ersil Ymeri barazoi rezultatin, teksa dy minuta më vonë Egzon Krasniqi realizoi për t’i dhuruar fitoren ekipit nga Podujeva.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 31 pikëve në pozitën e gjashtë, kurse Trepça ’89 një pozitë më poshtë me 27 pikë të tubuara.

Në ndeshjen e radhës, Llapi pret në Zahir Pajaziti Gjilanin, kurse Trepça ’89 udhëton në Ferizaj.