Llapi mposhtë Trepçën '89

PodujevëPostuar: 20:13 / 20.11.2016

Ka përfunduar kryendeshja e ditës në Superligë në mes të ekipi të Llapit dhe Trepçës ’89 me rezultat 2:0 në favor të llapjanëve, njofton Llapi.info.

Golat e fitores për llapjanët i shënoi Berat Hyseni në minutën e 78-të dhe në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Llapi kalon në pozitën e tretë me 32 pikë duke qenë vetëm 2 pikë larg pozitës së parë të tabelës së Vala Superligës së Kosovës./Llapi.info/