Ministri i Sportit në Drenas, Lladrovci ia prezanton tokën e Stadiumit

GllogocPostuar: 15:07 / 06.11.2017

Kryetari Lladrovci prezanton zonën ekonomike për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Duket se më nuk është opsion, është pothuajse definitive. Stadiuminacional i futbollit do të ndërtohet në fshatin Korroticë të Drenasit,përballë Parkut të Biznesit, e jo ku ishte planifikuar nga Qeveria ekaluar - në Bërnicë të Poshtme.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë i ka prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përballë Parkut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.

Në shikimin e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.

okacioni për ndërtimin e stadiumit të Kosovës ishte përcaktuar vitin e kaluar në Bërnicë të Poshtme, por tashmë duket se lokacioni do të ndërrohet.

Gjithçka nisi me deklaratën e numrit një të MKRS-së, Kujtim Gashi, se “stadiumi mund të ndërtohet në Drenas”.

Më pas edhe Lladrovci si dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e mbështeten këtë ide, që tashmë duket se po bëhet realitet.

/InfoKomuna/