Mirënjohje për vullnetarët e "Maratonës së Malësisë së Gjakovës 2016"

GjakovëPostuar: 12:15 / 22.10.2016

Çiklistet e “Mountain Bike Gjakova” dhe mbi 100 vullnetarë të tjerë, kanë qenë njëri prej tregimeve më të suksesshme të Maratonës së Malësisë së Gjakovës, e cila u mbajt me 15 tetor të këtij viti. Pa ndihmën dhe freskinë që na sollën ata, të gjithë garuesit por edhe ne si organizatorë do ta kishim pasur shumë më të vështirë këtë garë.

Në shenjë nderimi dhe falënderimi për ta, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, sot ka organizuar një koktej rasti, me ç‘rast pos falënderimeve edhe janë ndarë mirënjohje për kontributin që këta të rijnë dhe të reja kanë dhënë për organizimin sa më të mirë të Maratonës së Malësisë së Gjakovës.

Faleminderit. Shihemi me 7 e 8 tetor të vitit 2017, në Maratonën e dytë të Malësisë së Gjakovës./InfoKomuna/