Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e KF KIKA
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Klubit Futbollistik KF KIKA, Sejdi R.Latifaj, si dhe Drejtorin e Kompanisë “Air Energy-Guris”, Ibrahim Akyol, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për KF KIKA nga ana e Komunës së Kamenicës dhe Kompanisë “Air Energy-Guris”.
I pari i komunës duke falënderuar Drejtorin e Kompanisë “Air Energy - Guris”, dhe Drejtorin e KF KIKA, theksoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta përkrah këtë klub me mundësitë që i ka.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për sponsorizimin e KF KIKA, në bashkëpunim me kompaninë “Air Energy-Guris”, është edhe një dëshmi tjetër që ne do të vazhdojmë të përkrahim klubet tona me mundësitë që i kemi”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Në anën tjetër Drejtori i KF KIKA, Sejdi R.Latifaj, ka falënderuar Kryetarin Rahimaj për mikëpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe Drejtorin e Kompanisë “Air Energy-Guris”, Ibrahim Akyol.