Pajaziti jep dorëheqjen nga Drita
GjilanPostuar: 12:16 / 19.09.2016
Sadat Pajzaiti ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dritës. Vendimin e ka marrë të dielën pas humbjes në shtëpi nga Hajvalia 1:0, shkruan sot Koha Ditore.
Pas përfundimit të ndeshjes Drita - Hajvalia është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Klubit dhe shtabit teknik të Dritës. Në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e kampionatit dhe shkaqet për formën jo të mirë të klubit. Andaj si pasojë e këtyre rrethanave kryetrajneri Sedat Pajaziti i ofroi dorëheqjen e parevokueshme Kryesisë, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.