Përurohet stadiumi "Zahir Pajaziti" në Podujevë [Video]
PodujevëPostuar: 17:05 / 03.11.2016
Klubi i Futbollit Llapi, nga sot do ti zhvillojë ndeshjet në fushën e rinovuar të qytetit. Ministri Shala tha se në të ardhmen bashkë me komunën dhe Federatën e Futbollit, do të investojmë rreth 600 mijë euro për të rregulluar në tërësi stadiumin Zahir Pajaziti.
Përurimin e kanë bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe udhëheqësinë e F.C Llapi. Pas përurimit në fushën e rinovuar filloi takimi ndërmejt Llapit dhe Prishtinës. Vlera e ndarë nga MKRS për stadiumin e qytetit ishte 22 mijë e 800 euro./InfoKomuna/