PSG seriozisht pas Di Marias

KamenicëPostuar: 14:04 / 02.07.2015

Gjiganti francez, Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket nënshkrimit me argjentinasin Angel Di Maria.

Gjiganti francez, Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket nënshkrimit me argjentinasin Angel Di Maria.

Sipas medieve angleze, kampionët e rinj të Francës kanë nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United për t’i siguruar shërbimet e anësorit argjentinas, Angel Di Maria.

Pasanikët e Evropës kanë përgatitur plot 65 milionë euro për Manchester Unitedin që t’i sigurojnë shërbimet e Di Marias.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga United rreth kësaj oferte, por në Francë janë të bindur që Di Maria do të jetë përforcimi i ri i parisienëve.

Për shërbimet e mesfushorit ofensivë interesim të madh ka shprehur edhe Bayern Munich dhe Barcelona.