Rahoveci bëhet me palestër sportive në fillim të vitit të ardhshëm
Rahoveci do të bëhet me palestër sportive në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala tha se tani punët e vrazhda kanë përfunduar dhe pritet të kontraktohen punëkryesit e punëve finale për të qenë në shfrytëzim të sportistëve kjo palestër.
Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti premtoi se Qeveria e Kosovës do të investojë edhe në disa rrugë dhe projekte të tjera në këtë qytet.
E kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se shpreson që shumë shpejt sportistët e Rahovecit, ndeshjet e ardhshme basketbollistike apo hendbollistike ti zhvillojnë në këtë palestër.
Palestra e Sporteve në Rahovec është donacion i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, dhe ka kushtuar 2 milionë e 800 mijë euro./RTKlive/InfoKomuna/