Sportisti i Vitit 2015 në Skenderaj u shpall Xhevat Smajli
SkënderajPostuar: 11:15 / 28.12.2015
Në një ceremoni organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj u zgjodhën më të mirët e vitit 2015 në fushën e sportit.
Sportisti i vitit 2015 u zgjodh volejbollisti Xhevat Smajli. Klubi më i mirë u zgjodh KV Drenica R&Rukolli. Po ashtu u ndanë edhe mirënjohje për sportistët e dalluar gjatë vitit 2015.
Çmimet për më të mirët i ndanë përfaqsuesi i Familjes Jashari Bekim Jashari, Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura dhe Kryesuesi Ismet Salihu.