Tifozët ferizajas drejt Shkodrës
FerizajPostuar: 11:24 / 06.10.2016
Edhe tifozët ferizajas, paraditen e së enjtes udhëtuan për në Shkodër, për të përkrahur Kosovën në ndeshjen kundër Kroacisë.
Rrugë të mbarë këtyre tifozëve ju ka dëshiruar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me kryesuesin e Kuvendit Faruk Gurin, drejtorin e sportit Naim Feratin dhe drejtorin e pronës Fatmir Azizi.
Kosova dhe Kroacia do të takohen sonte në Loro Boriçi të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës Rusi 2016.