Trepça në vështirësi për të kryer obligimet ndaj BIBL-it
Trepça ka kohë deri të premten në orën 14:00 për të përmbushur obligimet financiare ndaj Ligës Ballkanike në Basketboll (BIBL).
Në të kundërtën, Trepça mund të përjashtohet nga kjo ligë rajonale. Këtë kërcënim Liga Ballkanike e ka bërë publik më 30 dhjetor, shkruan sot Koha Ditore.
Deri të martën Trepça nuk i ka kryer obligimet, por drejtori i klubit, Besim Braha, është i bindur se obligimet do të kryhen deri të premten, ndonëse pranon se ka vështirësi.
Ai pret përkrahjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës e po ashtu përkrahjen e sponsorëve për të kryer obligimet dhe për të vazhduar garimin në Ligën Ballkanike.
Ky është edicion debutues i Trepçës në ligën rajonale, përkatësisht në gara ndërkombëtare. Trepça bën pjesë në grupin B dhe me tri fitore e katër humbje është ende në garë për të kaluar në raundin e dytë./KohaDitore/