Trepça ofron luksin e reflektorëve në Ligën e Parë
MitrovicëPostuar: 14:10 / 22.09.2017
Pas afro një dekade, një ndeshje e kampionatit të Kosovës në futboll do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.
Nuk bëhet fjalë për ndeshje të Vala Superligës së Kosovës në futboll, por për ndeshje të Ligës së Parë (kategoria e dytë). "Luksin" për të luajtur nën ndriçimin e reflektorëve do ta kenë Trepça dhe 2 Korriku i Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.Këto dy skuadra do të përballen të dielën nga ora 20:00 në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë. Të enjten është bërë e ditur se kjo ndeshje do të luhet në mbrëmjen e së dielës nën dritat e reflektorëve, që në stadiumin më të madh në vend janë vendosur në pranverë të këtij viti.