Vihet gurëthemeli i sallës së Edukatës Fizike në Vrellë

IstogPostuar: 15:00 / 18.10.2017

Kryetari i komunës Haki Rugova ka vënë sot gurëthemelin e sallës së Edukatës Fizike në Vrellë.

Me këtë rast kryetari Rugova ka përgëzuar qytetarët e Vrellës për fillimin e punimeve për këtë sallë e cila jo vetëm do ju shërbej nxënësve të shkollës por edhe gjithë komunitetit të kësaj zone.

Duke qenë se kjo ishte kërkesë e komunitetit të kësaj ane ata u shprehen të kënaqur për fillimin e punimeve si dhe falënderuan kryetarin Rugova për realizmin e këtij projekti në Vrellë.

Vlera e projektit për ndërtimin sallës së Edukatës Fizike në Vrellë, kap shumën prej 350 mijë euro.

/InfoKomuna/