Vushtrria organizon turne në pingpong me rastin e 9- vjetorit të Pavarësisë
VushtrriPostuar: 15:38 / 14.02.2017
Në kuadër të aktiviteteve të ndurandurta që do të organizojë Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë, është paraparë të mbahet edhe një Turne në ping-pong.
Në këtë turne që do të mbahet me 18 shkurt, duke filluar nga ora 10:00, përpos pingponistëve vendas pritet të marrin pjesë edhe pingponistë nga shtete fqinje në konkurrencën e seniorëve për femra dhe meshkuj. Aktiviteti mbahet në Palestrën e Sporteve "Jeton Tërstena" në Vushtrri./InfoKomuna/