Vushtrria sportdashëse (Foto)
Panairi i Sporteve i organizuar sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës edhe njëherë dëshmoi rëndësinë e sporteve për vushtrriasit.
Përdallim nga aktivitetet e ndryshme kulturore, rinore dhe sportive, që ihasin shpesh qytetarët e Vushtrrisë në Bulevardin “Adem Jashari”,komuna organizoi Panairin e Sporteve, i cili njëkohësisht u organizua nëgjashtëmbëdhjetë komuna të Kosovës, në kuadër të “Javës Evropiane tëSporteve”.
"Sportistët e fushave të ndryshme, me demonstrimet etyre, në disiplinat sportive që i përfaqësonin, i dhanë gjallëriqytetit. Paraqitje të tilla na shtyjnë që gjithnjë e më shumë t’i japim mbështetje sportistëve", thuhet në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.
"Atyre qytetarëve që nuk kishin mundësitë marrin pjesë në këtë panair, ua prezantojmë përmes disa fotografivekëtë aktivitet të rëndësishëm për sportin vushtrrias", theksohet më tej. /InfoKomuna/