Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës kanë mbajtur sot takimin e radhës

SuharekëPostuar: 13:08 / 30.08.2023

Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka nënkryetare e Komunës, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunë e që janë publikuar në vazhdimësi.

Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit ka shtuar se në Komunën tonë gjendja e sigurisë është e qetë.

Ai ka theksuar se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023-24, nis zbatimi i planit operativ “Siguria në shkolla”, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore, ashtu edhe nëpër rrugë. Gjithë qasja policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorisë komunale të arsimit, e të drejtorive të shkollave.