Apelohet që të festohet dinjitetshëm dhe pa krisma në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 10:20 / 27.12.2023

Në takim, u fol edhe për aktivitete e policisë dhe janë dhanë edhe rastet që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe sa i përket sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj pasi ka raportuar rreth gjendjes së sigurisë në Komunë të ciklën e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, më pastaj ka shtuar se këto ditë është shtuar dukshëm numri i automjeteve në trafik si dhe numri i patrullimeve dhe numri i policëve në rrugë.

Sylaj më pastaj ka bërë apel tek qytetarët që të festojnë dinjitetshëm ashtu siç na ka hije, e jo me krisma e armë. Gjatë dy jave që shkuan janë shqiptuar 509 tiketa dhe janë 42 urdhëresa të realizuara.

Në fund të takimit, nënkryetarja e Komunës ka falënderuar për bashkëpunim policinë, OSBE-në dhe KFOR-in dhe ju ka uruar festat e fundvitit.
 

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.