Delegacioni nga Provinca e Trevisos në Itali vizituan Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:02 / 11.08.2023

Ata fillimisht janë pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka dhe nga ekzekutivi i Komunës, kurse më pastaj kanë vizituar edhe monumentet kulturore e historike të Komunës, Muzeumin Arkeologjik të Qytetit dhe pjesë tjera interesante nga e kaluara jonë.

Nga delegacioni Italian kryetari ka pranuar një Mirënjohje në shenjë respekti për bashkëpunim. Pjesë e delegacionit ishin edhe udhëheqësit e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania” e cila tash e disa vite vepron në Treviso. Udhëheqësi i kësaj shoqate Faik Tafolli, ka falënderuar kryetarin për mikpritjen dhe për bashkëpunimin.
 

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.