Dita e Flamurit në Suharekë është festuar pa asnjë incident edhe përkundër organizimeve të ndryshme

SuharekëPostuar: 11:08 / 29.11.2023

Ajo ka përmendur ngjarjet që kanë ndodhur siç janë:  Mbledhja e KPF-së ( Komitetit  për Politikë e Financa), e KK ( Komitetit për Komunitete) , Takimi me temë: “Sot dhe çdo ditë tjetër- si mund ta zvogëlojnë të drejtat pronësore rrezikun nga dhuna me bazë gjinore”, pastaj Takimi tjetër ‘’Bashkëpunimi i Kuvendeve Komunale në Regjistrimin e Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave’’ dhe aktivitetet tjera. Ndërkaq për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka thënë se edhe përkundër rasteve të ndodhura gjendja në Komunën tonë është e qetë dhe stabile. Rasti i ndodhur ( grabitja në dyqanin e argjendarisë ) që na ka tronditur është nën hetime. Sylaj, më pastaj  ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave ku ka dhënë dhe numrin e tiketave që ka shqiptuar policia si: 328 tiketa dhe 22 urdhëresa të realizuara. Në fund ka falënderuar qytetarët që edhe përkundër organizimeve të ndryshme gjatë 24 orëve për festën e 28 Nëntorit nuk ka ndodhur asnjë incident apo rast që prish imazhin e Festës.