Është mbajtur takimi i rregullit i KKSB-së në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:37 / 16.08.2023

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, e që e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, u diskutua për këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Trajtimi i mbrojtjeve tÑ‘ pyjeve nga dëmtuesit ilegal;
3. Informatë për fillimin e procesit mësimor dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla;
4. Informatë dhe analizë nga policia e Suharekës për çështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme dhe
5. Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta.

Për pikën e ; 2. Trajtimi i mbrojtjeve tÑ‘ pyjeve nga dëmtuesit ilegal, ka raportua Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë Ardian Kotorri, ndërsa Informatën për fillimin e procesit mësimor e dha drejtori i arsimit Remzi Bajselmani, ndërsa Informatën dhe analizën nga policia e Suharekës për çështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme  e ka dhënë komandanti i policisë, kapiten Afrim Sylaj.

Në fund pas diskutimeve janë marrë edhe disa rekomandime si: të shtohet bashkëpunimi mes policisë dhe qytetarëve si dhe të vendosen sa më parë kamerat në dalje te fshatit Mushtisht.  

Ndërsa, për çështjen e sigurisë u morr rekomandimi që të vazhdon bashkëpunimi me shkollat, të ketë prezencë të policisë me rroba civile përreth shkollave dhe te stacioni i autobusëve dhe për pikën e fundit u tha që Komuna të vazhdojë bashkëpunimin dhe të jep maksimumin dhe ti pranoj të gjitha kërkesat dhe evidentojë ato.