Kryetari Muharremaj morri pjesë në konferencën “Fuqizimi i Kontratës Sociale Lokale”

SuharekëPostuar: 18:23 / 18.01.2024

Lidhur me këtë konferencë, kryetari Muharremaj ka shkruar:

“Aktiviteti i kontratës sociale në 5 komuna nën organizimin e USAID, po ndikon që të ketë bashkëpunim të hapur mes qytetarëve dhe zyrtarëve komunal.
Së bashku po angazhohemi që përmes dëgjimeve publike gjithëpërfshirëse, fuqizimit të këshillave lokale dhe rritjes së metodave të reja për informim publik, të kemi sukses të vazhdueshëm.
Puna me qytetarët do të vazhdoj.
Bali Muharremaj”