Kryetari Muharremaj prezanton projektin e stadiumit të qytetit

SuharekëPostuar: 20:45 / 21.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin.

Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht.

Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.

Po ashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit - kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.
 
Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera.

Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit.

Bali Muharremaj
 

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.