Kryetari Muharremaj priti në takim drejtorin për demokraci dhe qeverisje të USAID-it, Noel Bauer
Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth programeve të përbashkëta të USAID-it dhe Komunës së Suharekës, me theks të veçantë për disa nga Projektet që USAID-i ka ndihmuar Suharekën, siç janë: Kontratat Sociale, Qeverisja e Pronës, Integriteti i Komunave e shumë e shumë tjera përmes së cilave po përmirësohet dukshëm qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi me qytetarë.
Kryetari Muharremaj, gjatë këtij takimi e ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e dhënë dhe është shprehur i gatshëm që këtë bashkëpunim ta vazhdojë edhe në të ardhmen.
Delegacioni nga USAID-i më pastaj është njoftuar edhe me të gjitha aktivitetet që janë kryer, me sukseset e arritura dhe me punën e mirë që po bëhet falë mbështetjes dhe përkrahjes së Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje (USAID).