Mbahen konsultime lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2024 në Komunën e Suharekës
SuharekëPostuar: 14:54 / 05.09.2023
Pas dorëzimit të projektbuxhetit dhe listës së investimeve kapitale për vitin 2024 nga ana e komunës në afatin e paraparë ligjor tek kuvendi komunal I komunës, kryesuesi i kuvendit Bexhet Kuçi në bashkëpunim me OSBE ka organizuar një debat publik me anëtarët e KPF-së (Komiteti për Politikë e Financa) me qëllim që të jepen vërejte, komente e sugjerime rreth projektbuxhetit për vitin 2024.
Pas diskutimeve u dha rekomandim që projektbuxheti të kaloj në KPF e pastaj në asamble.