Mbahet takimi i dytë i Grupit punues për Hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Suharekës 2024-2027
SuharekëPostuar: 14:45 / 20.11.2023
Diskutimet dhe propozimet që janë bërë gjatë dy takimeve do të merren parasysh dhe do të jenë pjesë e Planit të Veprimit.
Pas takimit të sotëm, dokumenti në fjalë do të dali shumë shpejtë në konsultim publik sipas normave ligjore dhe pastaj do të pret edhe miratimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në mbledhjen e dhjetorit. Do theksuar se përveç stafit të zyrtarëve komunal në grupin punues janë edhe përfaqësues të Shoqërisë civile dhe mediave lokale.