Mbahet takimi i radhës i Grupit punues për Hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Suharekës 2024-2027
SuharekëPostuar: 14:06 / 26.10.2023
Ata me diskutime të ndryshme janë dakorduar që ky dokument të jetë sa më përmbajtësor dhe sa më përfshirës. Përveç stafit të zyrtarëve komunal në grup janë edhe përfaqësues të Shoqërisë civile dhe mediave lokale, të cilët do të japin kontributin e tyre në hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Suharekës 2024-2027.
Ky dokument do të kaloj edhe nëpër disa faza dhe do të dal në konsultim publik para se të miratohet nga Kuvendi Komunal.