Mbahet takimi i radhës i koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës
Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë e që janë publikuar në vazhdimësi: si pritja e mërgimtarëve, aktivitetet kulturore për mërgimtarët dhe aktivitete e punët tjera që janë kryer nga kryetari Muharremaj dhe ekzekutivi.
Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili gjendjen e sigurisë e ka cilësuar të qetë dhe stabile.
Komandanti ka thënë se për shkak të numrit të shtuar të mërgimtarëve tanë është rritur numri i rasteve të aksidenteve në trafik edhe përkundër shqiptimit të tiketave ndaj atyre që thyejnë rregullat.
Në takim u fol edhe për një rast të personit të humbur rreth 69 vjeçar i cili është me një lloj të sëmundjes së harresës dhe ka disa ditë që nuk po mund ta gjejnë. Edhe përkundër kërkimeve dhe operacioneve të policisë për gjetjen e tij, prapë se prapë ky person nuk është gjetur ende, ka shtuar në fjalën e tij komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.